Burg për jetë për Sokol Mjaçaj, autorin e vrasjes së dy turistëve çek. Ky është vendimi i trupit gjykues në gjykatën e shkallës së parë të Shkodrës.Vetë Mjaçaj përpara këtij vendimi ripërsëriti kërkesën e tij për mëshirë.
Avokatja mbrojtëse Elvira Jakova akuzoi prokurrinë se ka cënuar detyrimet kushtetuese dhe ligjore në këtë çështje. Avoktja Jakova akuzoi edhe gjykatën e Shkodrës se nuk zhvilloi një process të rregullt gjyqësor. Pasi trupi gjykues e ndërpreu, avokatja kaloi tek faktet e mbrojtjes duke kërkuar një vendim tjetër dhe jo burg përjetë. Pasi shqyrtoi provat e prokurorisë dhe palën mbrojtëse, gjykata dënoi me burg përjetë Sokol Mjaçaj për vrasjen e dy turistëve çek duke i dhënë fund këtij procesi në shkallën e parë.