MJAÇAJ, I DËNUAR PËR VRASJEN NË VITIN 2010 TË 13 VJEÇARIT NË PJOLLË. Sokol Mjacaj, që sipas policisë është autori i vrasjes makabër të ndodhur të premten në Dukagjin nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Mjacaj, i cili ekzekutoi me plumba pas koke dy turistët çekë dhe besohet se këtë e ka bërë në tentativë për të grabitur makinën e tyre, ka qenë i përfshirë në vrasjen e një fëmije 13-vjeç, nodhur 5 vite më parë. Në shtator të vitit 2010, Mjacaj ishte pjesë e krimit monstruoz ku u masakrua për vdekje Agim Lerajn.
Sokol Mjacaj atëherë 14 vjeç, bashkë me vëllezërit Besnik dhe Edmond Kodra 28 dhe 20 vjeç, kanë torturuar deri në vdekje 13-vjeçarin fshati Pjollë dhe më pas trupin e kanë hedhur në ujërat e lumit Shalë. Mjacaj është i vetmi që bashkëpunoi me drejtësinë duke treguar vendndodhjen e trupit të pajetë të minorenit. Sipas Mjacajt, dy vëllezërit Kodra e kanë përplasur disa herë në gurë dhe në fund e kanë asfiksuar deri sa i mituri ka ndërruar jetë në mënyrë çnjerëzore. Por, Mjacaj gjatë seancave gjyqësore ka ndryshuar mbi 7 herë dëshminë në lidhje me ngjarjen e rëndë. Gjithashtu edhe në dëshminë e deklaratave të dy vëllezërve ka pasur kontradikta. Ndërsa vëllezërit Kodra asnjëherë nuk e kanë pranuar autorësinë e vrasjes. Besnik dhe Edmond Kodra akuzuan Mjacajn se po i implikon padrejtësisht në këtë krim. Gjatë seancave gjyqësore ka pasur dhe konflikt mes familjarëve të familjes Kodra dhe Mjacaj. Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me burgim të përjetshëm, Besnik Kodrën, ndërsa vëllanë e tij, Edmond Kodra me 11 vjet. Kurse Sokol Mjacaj mori një dënim me 10 vjet burg. Ndërsa Gjykata e Apelit në Shkodër pas rihapjes së çështjes vendosi të lërë në fuqi dënimin për Edmond Kodrën, kurse Besnik Korda u dënua me 25 vjet kurse Mjacaj me 4 vite. Gjatë procesit gjyqësor në Apel ka pasur dhe konfrontime fizike mes dy vëllezërve Kodra dhe të ndaluarit tjetër Sokol Mjacaj. Kjo bëri që seancat të zhvillohen nën masa të forta sigurie, ku të akuzuarit ndaheshin mes tyre me policë. Por për shkak të periudhës së gjatë të qendrimit në paraburgim para një vendimi final për dënimin, Mjacaj përfitoi nga ulja e viteve të burgut duke dalë në vitin 2013. Por edhe pa i bërë një vit i lirë ai u arestau në vitin 2014 për grabitje, ngjarje për të cilën u dënua vetëm me 1 vit burg, duke përfunduar qëndrimin e tij në qeli në prill të vitit 2015