Sipas një sondazh 49% opinionit publik mendon se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka bërë një punë pozitiv.
Sondazhi i realizuar nga FBA Poll thotë gjithashtu se 19% e opinionit kanë shprehur një qëndrim neutral dhe 32% thonë se ministri Xhafaj ka bërë një punë negative.
Eduard Zaloshnja thotë se sondazhi u krye me 1188 të anketuar në rang kombëtar.
Rreth 49% e banorëve të Shqipërisë, të moshës 18 vjeç e lart (përkthyer në shifra numrore, mbi 1 milion të rritur), kanë opinion pozitiv për punën e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Rreth 19% (rreth 400 mijë të rritur) kanë opinon neutral, ndërsa rreth 32% (rreth 670 mijë të rritur) kanë opinion negativ (shihni grafikun shoqërues).
Thënë ndryshe, 2/3 e banorëve të rritur kanë opinion pozitiv ose neutral për punën e ministrit Xhafaj, ndërsa 1/3 ka opinion negativ.
Sondazhi u krye me 1188 të anketuar në rang kombëtar, për ta përfaqësuar popullsinë e Shqipërisë sa më mirë, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh ishte plus/minus 3%.