Një ish-zonjë e parë mund të fshehë një tjetër, Michelle Obama theu 17 vite mbretërim të Hillary Clinton si gruaja më e admiruar nga amerikanët, sipas një sondazhi të “Gallup” të publikuar sot.

Dhe në fakt, ish-presidenti Barack Obama është ai që mbetet për herën e 11 radhazi si njeriu më i admiruar nga qytetarët e tij. Para presidentit Donald Trump, në vend të dytë për vitin e katërt radhazi.

Michelle Obama, që po zhvillon aktualisht një turne botëror për të promovuar botimin e kujtimeve të saj në nëntor, ka marrë 15% të pëlqimeve.

Ajo ka kaluar prezantuesen dhe gruan sipërmarrëse Oprah Winfrey si dhe Hillary Clinton dhe zonjën e parë aktuale, Melania Trump, sipas këtij sondazhi të “Gallup” që zhvillohet çdo vit që prej 1946.

Artikulli paraprak73 % E STUDENTËVE POHOJNË KORRUPSIONIN NË UNIVERSITETE
Artikulli tjetërMESAZHI I NDJERË I DOM GJERGJ METËS PËR VRASJEN E 17-VJEÇARES