Sondazhi për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Clinton kryeson me 48%

Hillary Clinton, kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kryeson në debatin e parë presidencial me një diferencë prej 7% krahasuar me kundërshtarin e saj Donald Trump. Clinton kryeson me 48% përballë Donalt Trump me 41 %. “Ju nuk duhet të vendosni bast për Clinton. Dhe nuk duhet të vendosni bast kundër saj”,- është shprehur Lee Miringoff, drejtor i Institutit Marist për Opinionin Publik në New York. Ajo është e favorizuar për shkak se votuesit besojnë më tepër atë sesa Trump në çështje të tilla si emigracioni, terrorizmi, ekonomia. “Unë nuk mund të votoj për dikë që kritikon veteranët, që tall gratë dhe sulmon njerëz të nacionaliteteve të ndryshme”,- është shprehur një studente e Universitetit të Floridës. Për çështjen e emigracionit, 54% e qytetarëve preferojnë Clinton-in përballë 41% që pëlqejnë kandidatin Trump. Në tregti, kemi përballjen 52% – 42%; në trajtimin e çështjes së terrorizmit Clinton dominon sërish me 52% përballë 41% që përkrahin Trump.

Artikulli paraprakNISHANI TAKON HOMOLOGUN RUMUN,KERKON NDIHME PER NEGOCIATAT ME BE
Artikulli tjetërKERCENIMI I LLALLES, FENOMEN I NJOHUR PER ORGANIN E AKUZES