Pak ditë më parë qarkullonin në rrjetet sociale thashetheme në lidhje me dhënien fund të martesës së këngëtares Soni Malaj. Por duket se ky burim ka qënë i vërtetë, pasi karriera e këngëtares ka qënë vendimtare për ti dhënë fund një martese, e cila ishte kurorëzuar edhe me lindjen e një fëmije.

Soni Malaj i ka dhënë fund martesës me balerinin italian, Mirko Luccarelli, dy vite pas celebrimit të tyre në sfilatën e “Geraldina Sposa” në Tiranë. Prindërit e vajzës 3 vjeçe e gjysmë, Anna, pas shumë mosmarrëveshjeve që kanë pasur kohët e fundit mes tyre, ranë dakord që të nisin procedurat e divorcit, për të parë secili jetën e tij. Lajmin për këtë vendim që çifti kishte marrë në fshehtësi e botoi revista “Story” në numrin e ri të muajit tetor, ku jep dhe arsyet pse çifti i artistëve arritën në këtë pikë të zgjidhjes së martesës së tyre, ndër më të mediatizuarat vitet e fundit. Sipas burimeve shumë të afërta, Mirko nuk ishte dakort për shumë dëshira të Sonit në lidhje me punën e saj. Problemi kryesor ishte që Soni donte me çdo kusht të ndiqte karrierën e saj muzikore në Shqipëri, ndërsa Mirko këmbëngulte që ajo të vendosej në Romë (Itali), aty ku edhe kishin rezidencën kryesore të banimit. Kjo çështje i bëri që ta jetonin martesën në distancë dhe mos binin kurrë dakord me njëri-tjetrin.

Artikulli paraprakTUNA ,PUBLIKON KËNGËN E RE
Artikulli tjetërSHAKIRA MË NË FORME SË KURRË MË PARË