Sot fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovisionit, me gjysmëfinalen e parë që zhvillohet drejtpërdrejt nga Liverpooli. Pesëmbëdhjetë shtete do të marrin pjesë në spektaklin e mbrëmjes së sotme, teksa dhjetë prej tyre kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës, ku do të vendoset edhe fituesi. Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena pranë lumit Mersey të shtunën më 13 maj, ndërsa gjysmëfinalet të martën më 9 dhe të enjten më 11 maj. Kjo mbrëmje plot emocione do të hapet nga prezantuesja Julia Sanina, ndërsa do të performojë disa nga hitet e saj më të mëdha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Këngëtarja ukrainase Alyosha, e cila përfaqësoi Ukrainën në Eurovision Song Contest 2010, do të performojë së bashku me këngëtaren dhe kantautoren e mirënjohur Rebecca Ferguson nga Liverpool.
Lista e vendeve që do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale:
1.Norvegji – Alessandra – Queen of Kings
2.Malta – The Busker – Dance (Our Own Party)
3.Serbia – Luke Black – Samo Mi Se Spava
4.Letonia – Sudden Lights – Aijā
5.Portugalia – Mimicat – Ai Coração
6.Irlandë – Wild Youth – We Are One
7.Kroacia – Let 3 – Mama ŠČ!
8.Zvicra – Remo Forrer – Watergun
9.Izrael – Noa Kirel – Unicorn
10.Moldavia – Pasha Parfeni – Soarele şi Luna
11.Šuedia – Loreen – Tattoo
12,Azerbaxhani – TuralTuranX – Tell Me More
13.Çekia – Vesna – My Sister’s Crown
14.Holanda – Mia Nicolai & Dion Cooper – Burning Daylight
15.Finlanda– Käärijä – Cha Cha Cha
Sipas listës përfundimtare të parashikuar të fituesve, vendi i parë dhe më i mundshmi për të fituar është Suedia me përfaqësuesen e saj Loreen me këngën ‘Tattoo’.