Sonte është nata finale e Eurovizionit. Festivali mbahet në Liverpool të Anglisë, ndërsa pjesë e kësaj nate do të jenë 26 vende. 20 shtete, mes të cilave dhe Shqipëria arritën që të kualifikoheshin në netët gjysmëfinale, ndërsa 6 shtete të tjera kaluan automatikisht.
Shqipëria përfaqësohet me këngën “Duje”, e cila performohet nga Abina Kelmendi dhe familja e saj. Ata performuan në natën e dytë gjysmëfinale dhe arritën që të kualifikohen të parët në finale.
Kënga “Duje”, është pritur mjaft mirë jo vetëm në Shqipëri por edhe nga shtete të tjera, ndërsa jehonë ka bërë edhe në mediat ndërkombëtare. Kjo shton gjasat që vendi jonë të renditet në një vend të mirë.