Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh unioni do të ndihmojë popullin shqiptar pas tragjedisë së tërmetit. “Histori që të thyejnë zemrën dhe nuk mund të harrohen. Dhimbja juaj është dhimbja jonë.
Janë me mijëra njerëz që ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ne po punojmë për të kthyer normalitetin në zonat e dëmtuara. BE-ja dhe vendet anëtarë kanë ofruar asistencë, Shqipëria nuk është vetëm afër nga ana gjeografike, por edhe në zemrat tona.
Pra kemi zbatuar mekanizmin për të dërguar ekspertë në Shipëri nga Franca, Italia, Austria, Holanda, etj. Dua të falenderoj ekipet e kërkim shpëtimit. Inxhinierë nga vende të BE-së kanë ardhur për inspektimet.
Dje kam vizituar Durrësin me prioritet shkollat. Të gjitha shqetësimet do të adresohen me ekspertizë ndërkombëtare. Po punojmë për të ofruar mbështetjen që nevojitet. Mirënjohës për Austrinë, Belgjikën, Italinë, Slloveninë, që ofruan çadra dhe shërbime jetike në një situatë kaq të vështirë. Do të shikojmë si do të ndihmojë BE-ja Shqipërinë në perspektivën afatgjatë. Ky proces do të fillojë që të enjten me vizitën.
Nevojitet një vlerësim i pas shkatërrimeve me shumë koordinim. Solidariteti është në zemër të BE-së. Ne e dimë që shqiptarët janë populli fortë, sikur tha presidentja ne qëndrojmë me ju për të ndihmuar Shqipërinë që të rikuperohet nga kjo situatë” tha ai.