Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca pas kryeministrit Rama i ka dorëzuar progres raportin me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë edhe Presidentit Meta.

Meta mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.

“Kënaqësi të takoja sot ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, z. Luigi Soreca, me rastin e publikimit të Raportit të Progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian.

E mirëprita dhe e përshëndes rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare” shkruan Meta.

Kreu i Shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian. Komisioni Europian rekomandoi pa kushte hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Mogherini u shpreh se ‘Shqipëria është gati, negociatat të çelen sa më shpejtë! Rekomandimi ynë bazohet në çështje teknike, jo në kriza politike”. Ndërsa Hahn tha se ‘Reformat duhen shpërblyer nga BE’.

Kreu i PPE, Kukan shigjetoi opozitën ‘Të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit’.

Artikulli paraprakBASHA NUK TËRHIQET: LARGIMI I RAMËS I HAP RRUGË ZGJIDHJES POLITIKE DHE INTEGRIMIT NË BE
Artikulli tjetërJEPET DËNIMI PËR VRASËSIN E SHQIPTARIT, JA DËMSHPËRBLIMI PËR FAMILJARËT E TIJ