Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca është takuar me eurokomisionerin Johannes Hahn ku e ka informuar lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori i BE përmes një postimi në twitter.
Soreca thekson se në kuadër të vendimit për hapjen e negociatave të vendin tonë me BE është thelbësor procesi i reformave në vend.
“I lumtur të informoja eurokomisionerin Johanes Hahn për zhvillimet e fundit të situatës politike në Shqipëri. Në funksion të vendimit të Tetorit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për pranimin në BE është thelbësor përqendrimi në procesin e reformave”, shkruan Soreca.