Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në Këshillin e Evropës në Bruksel.
Në një postim në twitter, kreu i diplomacisë Evropiane në Shqipëri thotë se ka diskutuar me shtetet anëtarë për gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën aktuale politike në Shqipëri.
“Sërish në Bruksel, në Këshillin e Bashkimit Evropian për të diskutuar me Shtetet Anëtare në #COWEB gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën politike aktuale në Shqipëri.
Në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian dhe vendimit të qershorit nga Këshilli për hapjen e negociatave për anëtarësim”, shkruan Soreca në twitter.