Ambasadori Luigi Soreca ka prezantuar metodologjinë e re për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Javën e shkuar KE miratoi metodologji e re dhe do shpjegoj çfarë do te thotë kjo metodologji e re. Të gjithë ne e dimë që Samiti i KE nuk solli çeljen e negociatave, siç kishim shprehur të gjithë. Në veçanti kjo është arsyeja që KE është përpjekur të gjejë pse ka ndodhur kjo dhe të shohë se si procesi të jetë më i parashikueshëm.

Ne duam të krijojmë besimin e fortë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë dhe BE. Me këtë metodologji të re, udhëheqësit e BE do të kenë një debat në vit me ecurinë që do kenë bërë këto vende. Një element tjetër i rëndësishëm është se BE do i përfshijë më shumë shtetet anëtare lidhur me ecurinë.

Ekspertët e shteteve anëtare do jenë pjesë e të gjitha ekipeve që do vijnë të bëjnë vlerësimin, së bashku me zyrtarët e BE. Shtetet anëtare do kenë mundësi të ndjejnë pronësi mbi ato rezultate që do nxjerrin vetë zyrtarët e tyre.Do të sqarojmë qartë kushtet, që të mos ketë vagullësi me mënyrën se si do të gjykohet një shtet kandidat. Ne do të shkojmë me hollësi kriteret dhe kushte.

Grupime të kapitujve të ndryshme, 6 kapituj me 35 fusha të ndryshme. Puna do jetë më dinamike. Për negociatat, puna më pas do jetë më gjithëpërfshirëse dhe nuk do jetë e ndarë në 9 fusha që s’ka lidhje me njëra- tjetrën.

Shtetet anëtarë do të kenë mundësi që të kthejnë pas procesin e integrimit. BE do të mund të pezullojë madje edhe të ndalojë nëse kjo do të jetë e nevojshme. po diskutohet në Këshill dhe kemi besim se kjo metodologji i përmbush kërkesat e shteteve anëtare, në veçanti ato që ishin skeptike”, tha Soreca.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 10.02.2020
Artikulli tjetërLËVIZJE TË REJA NË POLICINË E SHTETIT, EMËROHEN TRE SHEFA KOMISARIATESH NË VERI