Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca tha në një intervistë për ‘Euronews’ se Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori i vitit 2018. Soreca deklaron se pretendimet e njëpasnjëshme të opozitës po shqyrtohen.

Ai shton se opozita ka publikuar përgjime dhe të tjera materiale që duken kompromentuese. Soreca shprehet se opozita duhet ta dëshmojë me fakte se kemi të bëjmë me shkelje ligji e nëse vërtetë ka thyerje ligjore, atëherë BE mbështet tërësisht zbatimin e ligjit.

Ambasadori i bën thirrje për bashkim të të gjitha partive që t’i japin fund krizës dhe të dërgojnë Shqipërinë drejt BE-së.

“Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori 2018. Së pari progres ka pasur në fushën e drejtësisë, ku janë bërë hapa me rëndësi. Këtu vlen të përmendet edhe reforma në drejtësi, si kryereformë e vendit.

Kemi të bëjmë me një reformë të pashembullt të reformimit të gjyqësorit në Shqipëri, që nuk është parë në Europë e në botë.

“I bëj thirrje të gjitha partive politike që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të marrin në konsideratë interesin kombëtar të shqiptarëve si drejtimin më të mirë për vendin”, thotë Soreca për Euronews.

Artikulli paraprakPIPER, VAJ, ÇAJ DHE MAJDANOZ AKU BLLOKON 5.6 TON PRODUKTE
Artikulli tjetërDONIKA PRELA PËR RRJEDHJEN E PËRGJIMEVE: PROKURORËT E DOSJES “339” NUK JANË NË HETIM