Për të dytin vit radhazi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka mbledhur në Tiranë të gjithë ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar lidhur me reformat e ndërmarra mbi forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta rajonale që gjenden përpara.

Gjonaj vlerësoi punën e bërë në këto 3 vite në sistemin e drejtësisë.
Ndërkohë, të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryeministri Rama dhe ambasadori i bashkimit europian në Shqipëri, Luigi Soreca, tha se në tre vitet e fundit Shqipëria ka bërë transformim që shumë pak vende në botë kanë arritur.

Padrejtësia në çfarëdolloj vendi është kërcënim dhe rrezik për drejtësinë”, ky është citim i Martin Luter King. Në rast se padrejtësia ndikon një qytetar të vetëm, atëherë është thyer kontrata sociale. Gjithçka ka të bëjë me drejtësinë se u siguron barazinë qytetarëve, një sistem funksional drejtësie është themeli i demokracisë.

Zbatimi i ligjit jep frymëzime për tu ndjekur në vendet e tjera. BE është krenar që ka punuar pa fund që ka mbështetur Shqipërinë në reformën në drejtësi. Reformat ndodhin jo se i kërkojmë ne, por qytetarët shqiptarë kanë qenë të parët që kanë vuajtur nga një sistem drejtësi që kishte dështuar, dhe ata e kanë kërkuar reformën në drejtësi. Një pronë e vjedhur ndër vite për arsye të një gjyqtari të korruptuar, apo një kriminal që nuk dënohet, është legjitimiteti i reformës në drejtësi tek i cili e kanë shpresën shqiptarët.

Po t’i hedhim sytë në të shkuarën 3 vitet e fundit shumë pak vende në botë kanë bërë këtë transformim të thellë dhe kanë pasur këtë monitorim ndërkombëtar. 40 ligje të reja u ndryshuan që kishin të bënin me qeverisjen e gjyqësorit,. rreth 100 gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar nuk janë më pjesë e drejtësisë. Gjyqtarët që kanë kaluar vettingun nuk do të njollosen më. Duhet ti japim meritë gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e humbën busullën e integritetit.

Artikulli paraprakHELMIMI I 12 NXËNËSVE NË SHKODËR, POLICIA SHOQËRON PRONARËT E “FAST FOOD-IT”. AKU NIS KONTROLLIN
Artikulli tjetër“KUVENDI NGRITI NJË KURTH PËR VENECIAN”