Për të dytin vit radhazi, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, me në krye ambasadorin Luigi Soreca dhe ministria e Drejtësisë, me ministren Etilda Gjona kanë vrapuar në Kodrat e Liqeni me moton “Vrapo kundër korrupsionit”.

Kjo maratonë është kthyer tashmë në një traditë, e cila organizohet për të dytin vit radhazi, ku morën pjesë më shumë se 600 persona.

Në një postim në rrjete sociale, Soreca shkruan se të gjithë duhet të vrapojnë në krahun e kundërt të korrupsionit.

“Më shumë se 600 persona vrapuan sot në edicionin e dytë të “Vrapo kundër korrupsionit” në Tiranë organizuar nga @EUinAlbania dhe ministria e Drejtësisë

. Ne të gjithë duhet të vrapojmë në drejtimin e kundërt me korrupsioni. Sa më shumë të jemi, aq më e lehtë është “lufta”, shkruan Soreca.

Artikulli paraprakREFORMA ZGJEDHORE, FINANCIMI I PARTIVE, MODEL ANGLEZ
Artikulli tjetërSHQIPTARI VDES NË BURG TË FRANCËS, AUTORITETET: U VETËVAR, FAMILJARËT: KEMI FAKTE, E KANË MASAKRUAR