GRUPMOSHA MË E PREKUR NGA 25 DERI NË 45 VJEÇData 1 dhjetor përkon me ditën ndërkombëtare për mbrotjen kundër sëmundjes vdekjeprurëse të shekullit Hiv/Aids.
Sipas statistikave të një viti më parë në vendin tonë është rritur numri i të prekurve duke shënuar edhe vitin me më tepër të prekur.Sipas raporteve tregohet se grupmosha më e prekur është nga 25 deri ne 45 vjec, 8.9% te rasteve qe rezultojne te prekur nga HIV/AIDS ti perkasin moshave nga 16 deri ne 24 vjec. Vitet e fundit ndërgjegjësimi dhe infomacioni për këtë sëmundje është rritur duke kryer aktivitete të shumta, sidomos në shkollat e mesme.Prej 20 vjetëh nga 93 kur në vendin tonë u zbulua edhe rasti i parë me virusin HIV në Shqipëri janë rreth 671 persona të diagnostikuar ndersa 118 persona kanë humbur jetën.Hiv/Aids është një virus i cili sulmon sistemin imunitar, sistemin natyral të mbrojtjes së trupit.Pa një sistem të fortë imuniteti trupi gjen vështirësi në luftimin e sëmundjeve të ndryshme.Ky virus dhe ky infeksion i krijuar quhet ndryshe HIV. 1 dhjetori është Dita Botërore kundër Sidës.E vendosur në vitin 1988, Dita Botërore kundër Sidës është një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje.