Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maj dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 Maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Në Shqipëri ditë e punëtorëve organizohet ndryshe nga vendet e botës. Shqiptarët festojnë në vend që të protestojnë. Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA). Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882.

Artikulli paraprakBASHA I PËRGJIGJET RAMËS: PD NGA KJO BETEJË DO TË DALË MË E FORTË
Artikulli tjetërRAMA PËR 1 MAJIN: PUNËSUAM 79096 SHQIPTARË, 38 MIJË VENDE PUNE TË LIRA