Kancelari gjerman Olaf Scholz mbledh sot në Berlin liderët e Ballkanit Perëndimor në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.

Do të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, nga Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Iniciativa e nisur në vitin 2014 që mori jetë nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel shënon 10 vjetorin e saj. Në samit do bashkohen edhe zyrtarë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, ndërsa në fokus të samitit do jetë thellimin i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, para samitit, kryeministri Edi Rama shprehet optimist se nga samiti, do të sqarohen polemikat e ngritura lidhur me Marrëveshjen e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së.

Axhenda e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit:

-14 Tetor 2024, ora 09.30, Berlin, Kancelaria Federale
-09.30 – 10.00 Mbërritja e delegacioneve, përshëndetje nga Olaf Scholz, Kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë
-10.00 – 10.15 Hapja dhe ndërhyrja zyrtare nga kancelari Scholz
-10.15 –11.15 Sesioni 1: Bashkëpunimi rajonal dhe tregu i përbashkët rajonal
-11.15 – 11.30 Foto në grup dhe pushim kafeje
-11.30 – 12.20 Sesioni 2: Axhenda e Gjelbër, Lidhshmëria, Energjia
-12.20 – 12.35 Ceremonia e nënshkrimit
Ceremonia e nënshkrimit
-12.35 – 13.00 Diskutim me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile
Forumi
-13.00 – 14.00 Dreka (vetëm krerët e qeverive)
Tema: E ardhmja e Procesit të Berlinit
-14.00 – 14.30 Konferencë për shtyp

Artikulli paraprakTEMPERATURA DERI NË 31 GRADË, PARASHIKIMI I MOTIT PËR 5 DITËT E ARDHSHME
Artikulli tjetërSTUDIMI/ EMIGRACIONI I SHKAKTON VENDIT SË PAKU 800 MLN EURO HUMBJE NË NJË VIT