Përuelemi, edhe pse shumë rrallë, edhe pse pas 106 vitesh, sërish porositë e tua jetojnë ende mes nesh, por sot cuditërisht të gjithë kujtohen, kujtohen për migjenin.
kujtohen për poetin e mjerimit, të baladës qytetase, te flamujve të melankolisë, të lulit të vocërr, të kangëve të rinisë, që nuk janë thjesht vargje, por janë porosi që migjeni me aq kujdes ia la këtij qyteti, që sot mban mbi supe një peshë kaq të rand.
Sot migjeni, është më i lirë, i hekun mas shumë e shumë përpjekjesh nga barakat përreth bustit të tij, e sot qëndron atij teatri qe me krenari ka emnin e tij, e shef perreth, dhe gjen sërish të verteta që i tha shumë vite përpara por që fatkeqësisht në shkodër i gjen sërish…. gjen mjerimin, skamjen, injorancën dhe indeferentizmin, një populli që thuajse është dorëzu përballë këtij realiteti të dhimbshem, përballe këtij vaji migjenian që renkon, edhe sot, në 106 vjetorin e lindjes, që ky qytet i përuelt fjaleve dhe thenieve që na len me kuptu cdo herë mes rreshtash