Sot shënohet 14 vjetori i ditës së Lumturimit të Nënë Terezës.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në fb u ka uruar shqiptarëve këtë ditë të shënuar.
“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës” shkruan Rama.
Katërmbëdhjetë vite më parë (19 tetor 2003), Nënë Tereza u shpall e “lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfëritë e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi krejt jetën. Çdo 19 tetor, veçanërisht Shqipëria dhe India, kujtojnë përvjetorin e lumturimit të Nënës Terezë, Gonxhe Bojaxhiut, e cila nuk është vetëm festë liturgjike, por Festa Kombëtare e Saj. Ajo vdiq ne 5 shtator 1997 ne Kalkuta të Indisë. Nënë Tereza prehet në selinë e Urdhrit të misionarëve të bamirësisë në Kalkuta.