Si sot 16 vjet më parë, Amerika por e gjithë bota u trondit nga sulmet e tmerrshme terroriste, që i morën jetën rreth 3 mijë personave.

Më 11 shtator të vitit 2001, dy avionë të rrëmbyer nga terroristët goditën kullat binjake në Nju Jork dhe u sulmua Pentagoni. Sulmet në vitin 2001 i u kryen nga pjesëtarë të grupit terrorist Al Kaeda, ndërsa kjo ngjarje tragjike e shënoi fillimin e fushatës së përgjithshme amerikane dhe perëndimore kundër terrorizmit, e cila rezultoi me luftërat në Afganistan dhe Irak, me hapjen e burgut në Guantanamo, përforcim të masave të sigurisë dhe agjencive në favor të së drejtave të njeriut, me rritje të buxhetit ushtarak.

Lufta kundër terrorizmit ende vazdon, por Al Kaedan, lideri i të cilës Osama bin Laden është vrarë, e zëvendësuan degët e saj dhe Shteti Islamik, kundër të cilëve zhvillohen luftime në Lindjen e Afërt, në Siri dhe në Irak.

Artikulli paraprakBASHA URON NXËNËSIT PËR VITIN E RI SHKOLLOR: DO T’U HAPË DYER TË REJA
Artikulli tjetërPLAGOSET PAPA FRANÇESKU