Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, kreu i shtetit shprehu mirënjohje për veprën e Hajdarit, si udhëheqës i ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.
MESAZHI I METËS
Nderime, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.
Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa! 🇦🇱