Në seancën e sotme plenare, kuvendi zhvillon 5 orë mocion debati kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Debati i cili u kërkua nga socialistët për të hedhur poshtë vendimin e presidentit, do të zgjasë 5 orë, nga të cilat mazhoranca do të ketë në dispozicion 170 minuta ndërsa opozita bashkë me deputetët e pavarur 130 minuta.

Vetëm një orë pasi presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve PS vendosi në mbledhjen e kryesisë hartimin e një rezolute mbi aktin e presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, ku u sollën argumente se përse ky vendim është antikushtetues.

Në kërkesën e mocionit firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Artikulli paraprakTRE AUTOMJETE PËRFSHIHEN NË AKSIDENT NË AKSIN LEZHË-LAÇ
Artikulli tjetërJA DOKUMENTET DHE PROCEDURAT PËR TË PËRFITUAR STREHIM SOCIAL