Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mësuesit për festën e 7 Marsit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama ka postuar një video ku shfaqen nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik duke kënduar.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakPËRKUJTIMI I MËSONJËTORES SË PARË SHQIPE, FESTOHET SOT 7 MARSI. HISTORIKU
Artikulli tjetërSOT KUVEND, KALON LIGJI PËR INVESTIMET STRATEGJIKE! RITHEMELIMI VIJON SKENARIN E BLLOKIMIT, 4 TË PËRJASHTUAR