Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Kjo ditë fillimisht u shënua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës! Qëllimi kryesor i 8 marsit është jo vetëm bashkimi i grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave. Kjo bëhet përmes organizimit të aktiviteteve nga më të ndryshmet.
Si e ka zanafillën kjo ditë?
Ajo është praktikisht një kremtim i lëvizjes për të drejtat e grave, fillesat e së cilës disa i gjejnë në vitin 1857, kur punonjëset e fabrikave protestuan në Nju Jork ndaj kushteve çnjerëzore të punës dhe rrogave të ulëta. Situatën e rënduar të tyre e ekspozoi më shumë tragjedia e vitit 1911, kur nga zjarri që ra në fabrikën “Triangle”, humbën jetën 123 gra e vajza. 19 marsin e po atij viti, lëvizja do të shënohej për të parën herë nga mbi një milion vetë në Austri, Danimarkë, Gjermani e Zvicër. Gratë kërkonin të drejtën e votës dhe të mbajtjes së një posti publik.
Asokohe pati mjaft marshime, protesta e greva, por asnjë prej tyre nuk u zhvillua në 8 mars. Kjo datë do të shfaqet vetëm në vitin 1914 dhe, sipas gjasave, u caktua atë vit pasi qëllonte e diele. Ndërsa tre vjet më vonë, gratë ruse dolën nëpër rrugë të dielën e fundit të shkurtit, së cilës, në kalendarin gregorian, i korrespondonte data 8 mars, gjatë asaj që do të njihej si protesta e bukës dhe paqes. Vetëm në vitin 1975, Kombet e Bashkuara do ta nisnin ta festonin përfundimisht Ditën e Gruas në këtë datë. Prej dekadash të tëra, kjo ditë vazhdon të kujtohet përmes protestave.
Në këtë ditë të veçantë për vajzat dhe gratë, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë urimin prekës për nënën e tij, e cila ndodhet në qiell, pasi ka humbur jetën 2 vjet më parë. Përveç nënës ai ka uruar edhe çdo nënë vajze e grua në tokë, të cilat i cilësoi si lulet më të bukura në botë.
Kryeministri Edi Rama në këtë ditë të veçantë për vajzat dhe gratë, ka kujtuar nënën e tij në qiell, e cila e ka humbur jetën 2 vjet më parë.
Përveç nënës ai ka uruar edhe çdo nënë vajze e grua në tokë, të cilat i cilësoi si lulet më të bukura në botë.
“Mirëmëngjesi dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë.”, shkruan ai.