Ndonëse kishin njoftuar se do të regjistroheshin ditën e sotme në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit të dekretuara nga presidenti Ilir Meta, LSI nuk do të paraqesë asnjë kërkesë pranë këtij institucioni. LSI, PR dhe PAA nuk do të paraqesin sot kërkesë në KQZ për t’u regjistruar, ndonëse është edhe afati i fundit.
Burime bëjnë me dije se shkak i këtij vendimi të aleatëve të Bashës është se KQZ nuk ka marrë ende një vendim rreth kërkesës së drejtuar prej tyre për nisjen e procedurave nga Komisioni për procesin e zgjedhjeve.
Kryedemokrati Lulzim Basha më herët ka pretenduar se ka mbështetjen e mbi 85% të shqiptarëve dhe se zgjedhjet e ardhshme ai do të fitojë.