Amerikanët kanë nisur tashmë të votojnë për të zgjedhur se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme. Gara mes Nënpresidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump është tepër e ngushtë.

Rezultatet e para të ditës së zgjedhjeve janë marrë nga Dixville Notch, Neë Hampshir, ku janë hedhur 6 vota nga votuesit. Numërimi përfundimtar i lexuar nga zyrtarët rreth orës 12:10 të mëngjesit të së martës (5 nëntor) ishte 3 për Trump dhe 3 për Harris.

Janë mbi 244 milionë qytetarë me të drejtë vote ndërsa mbi 78 milionë votues kanë hedhur vota të parakohshme.

Kamala Harris dhe Donald Trump janë të angazhuar në një sfidë ku çdo votë ka rëndësi. Nga mesatarja e sondazheve, ish-presidenti republikan duket se ka një avantazh të lehtë, por të dhënat e tri ditëve të fundit tregojnë një rritje për nënpresidenten pas disa javësh rënieje.

Sipas mesatares së sondazheve të website FiveThirtyEight, Harris është përpara me 0.8 pikë në Michigan dhe me 0.6 në Wisconsin. Trump ka fituar terren në Arizona, ku tani ka një avantazh prej 2.5%, ruan një epërsi prej 1.5 pikësh në Georgia dhe Karolinën e Veriut, ka një avantazh prej 0.9 pikësh në Nevada dhe 0.3 në Pennsylvania, e cila me 19 vota elektorale ofron fitoren më të dëshiruar të natës.

Nëse rezultati do të përfundonte kështu, ish-presidenti do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë, por të gjitha shifrat janë brenda margjinës së gabimit dhe mjafton Pennsylvania që është në një barazim të ngushtë për të ndryshuar rezultatin e votimit. Këto të dhëna marrin parasysh të gjitha sondazhet e publikuara dhe për rrjedhojë reflektojnë më ngadalë ndryshimin e prirjeve elektorale që është regjistruar ditët e fundit nga disa sondazhe.

Sondazhi i Iowa Poll, një sondazh i besueshëm që e rikthen në lojë një shtet që më parë konsiderohej në kampin e Trump: Harris është përpara me 3 pikë, veçanërisht falë votës së grave të moshuara dhe atyre të pavarura. Sondazhi i New York Times dhe Siena College tregon barazim në Pennsylvania dhe Michigan, duke ia dhënë Harris-it Nevadën (+3%) dhe Karolinën e Veriut (+2%). Nënpresidentja do të kishte gjithashtu 2 pikë avantazh në Ëisconsin dhe 1 pikë në Georgia, ndërsa Trump-it do t’i mbetej Arizona.

Edhe sondazhi i PBS News nxjerr Kamala Harris me katër pikë avantazh ndaj Donald Trump. Nënpresidentja ka 51% të mbështetjes përkundrejt 47% të Trump. Ky avantazh është më i madh se margjina e gabimit prej 3.5 pikë përqindje.

Sipas përllogaritjeve më të besueshme, të dy kandidatët nisen me një bazë të sigurt 226 vota elektorale për Harris dhe 219 për Trump dhe secili ka 21 kombinime për të kaluar pragun e 270 votave të nevojshme për t’u zgjedhur.

Artikulli paraprakDIELL DHE MJEGULL, SI PARASHIKOHEN TEMPERATURAT PËR SOT
Artikulli tjetërBIOGRAFIA E KAMALA HARRIS: NGA BIJË EMIGRANTËSH, TEK NJË EMËRIM HISTORIK PËR PRESIDENTE