Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 10:00 Asamblenë Kombëtare.

Mbledhja do të nisë me fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministër i vendit, Edi Rama. Gjatë Asamblesë do të paraqitet raporti për ecurinë e procesit të bashkëqeverisjes, si dhe një udhëtimin e zhvillimin e mëtejshëm të llogaridhënies publike.

Në axhendë janë parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërsa është parashikuar edhe Kongresi i PS në 30 mars 2019.

Axhenda e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS

1. Fjala e kryetarit të Partisë Solciliste, kryeministrit Edi Rama.

2. Raportim mbi performancën e qeverisë. Bashkëngjitur informacion nga analizat e zhvilluara nga partia Socialiste dhe grupit parlamentar me çdo ministër të qeverisë.

3. Raportim i Koordinatorit Kombëtar, Elisa Spiropali, për ecurinë e deritanishme të procesit të bashkëqeverisjes.

4. Udhëzim për zhvillimin e Llogaridhënies Publike të qeverisjes qendrore dhe vendore “Puna për Shqipërinë që duam”, prej datës 1 maj deri më 30 qershor 2018.

5. Informacion për punën e deritanishme mbi analizën e performancës së qeverisjes vendore.

6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën janar-prill 2018.

7. Vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së Partisë Socialiste për vitin 2018.

8. Çështje të tjera.

Artikulli paraprakMERR FLAKË JAHTI ME GJITHË FAMILJEN BRENDA
Artikulli tjetërHAPET GARA/ 8 HAPAT PËR ZGJEDHJEN E KRYEPROKURORIT, POLITIKA JASHTË LOJE