Deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar pas seancës së sotme për zgjedhjen e Presidentit të ri që nuk solli asnjë emër në raundin e parë të këtij procesi. Salianji shkruan se prej ditësh duket që nuk ka as proces dhe as negociata serioze me Ramën sepse autokratët nuk lëshojnë asgjë edhe kur nuk ju duhen

Ndërsa më tej, Salianji deklaron se sot dëgjuam që presidentin do ta propozojë opozita.

“Sot në Kuvend 🇦🇱
Më parë dolëm se hymë!
Siç dhe e kemi paralajmëruar Rama sot tha do e zgjedh vetë Presidentin e Republikës! Gjithë ky konflikt absurd dhe i stisur brenda PD për të gjetur kritere dhe sebepe, e ka lënë autokratin në pritje të raundit të katërt për të emëruar i vetëm Presidentin e tij.
Prej ditësh duket që nuk ka as proces dhe as negociata serioze me Ramën sepse autokratët nuk lëshojnë asgjë edhe kur nuk ju duhen! Rama është autokrati tipik lindor që ka vetëm interes të përçajë opozitën dhe të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale që ka sot vendi!
E gjithë opozita nga sot, më në fund dëgjuam që presidenti duhet të jetë si propozim i saj, detyrimi para votuesve por dhe qytetarëve është që të gjithë bashkë të propozojmë një emër konkret që do ta vendoste në vështirësi para publikut dhe do të kontrastonte me emrin e përzgjedhur që në nisje të farsës nga Rama!”, shkruan deputeti i PD.

Artikulli paraprak“RAMA HOQI NDIHMËN SOCIALE PËR 20 MIJË FAMILJE”/ BERISHA: DO E DYFISHOJMË DHE DO ZHDUKIM VARFËRINË EKSTREME
Artikulli tjetërZBULOHET DOKUMENTI/ MINISTRAT E BE-SË DISKUTOJNË PËR BALLKANIN PERËNDIMOR: DO T’IU OFROHET….