Ç’do 21 Mars në çdo vit shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Çdo vit është dita për të dëgjuar zërin e persona që kanë këtë sindromë apo dhe i atyre që jetojnë me ta.
Kjo ditë është shënuar për të theksuar të drejtat e tyre dhe si datë është shënuar në vitin 2006 nga Shoqata Kombëtare e Sindromës Down në Amerikë duke u ndjekur nga shumë shtete më pas. Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi për personat që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qenë aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë. Muaji tetor, ka qenë muaji i sensibilizimit për sindromën Down. Një rezolutë për ta përcaktuar 21 Marsin si ditën ndërkombëtare të sindromës Down është adaptuar me konsensus nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 2011.
Me rastin e kësaj dite vetë ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, bën thirrje që duhet bërë më shumë për eliminimin e pengesave për të gjithë personat me sindromën Down.
“Në Shqipëri ka 700 persona me sindromën down. Le të promovojmë të gjithë përfshirjen e tyre sociale, duke eliminuar pengesat që lidhen me aksesin, arsimin, mbrojtjen sociale dhe shëndetin. Dhe për t’i lejuar ata të marrin pjesë në vendime që kanë rëndësi për jetën e tyre”, shkruan Soreca.