Kreu i qeverisë Edi Rama vazhdon edhe ditën e sotme takimin informal me kabinetin qeveritar në Tepelenë. Në këtë takim, ministrat do të bëjnë një analizë të thellë të punës për secilin dikaster. Një ditë më parë Rama shkroi se kjo mbledhje vjen në kudër të një sezoni të ri reformimesh.

“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi”, shkroi Rama.

Të gjithë ministrat janë të pranishëm, ndërsa burime bëjnë me dije se pas analizës dy ditore në kabinet, nuk përjashtohet mundësia që kreu i qeverisë të vijoj me të tjera ndryshime. Kjo u paralajmërua edhe nga kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë, ku burime thanë se kryesocialisti kishte deklaruar se ‘me qeverinë do merrej gjatë mbledhjes në Tepelenë’.

Ky takim vjen pas ndryshimeve në kupolën drejtuese të Partisë Socialiste, ku Asambleja Kombëtare shkarkoi të gjithë sekretariatin dhe në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj. Damian Gjiknuri është shkarkuar dhe përkohësisht në vend të tij si numri 2 i PS është komanduar Blendi Klosi. Kreu i ri i grupit parlamentar do të jetë Bledi Çuçi.

Artikulli paraprakMË 1 GUSHT BERISHA MBLEDH KRYESINË, NË FOKUS ANALIZA E ZGJEDHJEVE TË 14 MAJIT
Artikulli tjetërPËRBALLË BASHËS, GJERGJ HANI THIRRJE DEMOKRATËVE: VOTONI! T’I KTHEJMË MORALIN PARTISË