Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit pritet të mbyllet sot, ndërsa të dielën qytetarët do u drejtohen kutive të votimit. Edi Rama ka rezervuar takime në Shkodër dhe Durrës. Në Shkodër takimi përmbyllës do të mbahet rreth orës 16.30 ndërsa në Durrës në orën 19.00 qytet i cili do të përmbyllë edhe fushatën e selisë rozë. Ndërsa dje fushata e PS-së u mbyll në Tiranë.

Enkelejd Alibeaj dhe koalicioni Meta-Berisha kanë rezervuar takime në kryeqytet. Të dy kanë vendosur që fushatën ta përmbyllin në takime me mbështetësit në Tiranë.

Gjatë kësaj fushate, PS, PD dhe koalicioni Berisha-Meta, fokusin e madh e kanë pasur për Tiranën ku Erion Veliaj garon nën siglën e PS për mandatin e tretë si kryebashkiak, Roland Bejko nën siglën e PD dhe Belind Këlliçi nën siglën e koalicionit opozitar Berisha-Meta.

Artikulli paraprakTË PREMTEN BËHUNI GATI TË PËRJETONI EMOCIONE TË FORTA… HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSHTOHEN 13 MIJË PENSIONISTË, RREZIKON SKEMA, PO RRITEN ME SHPEJT SE KONTRIBUUESIT