Njerëzit e punës meritojnë respektin e të gjithë botës, por pak vende e popuj janë të sinqertë dhe mirënjohës ndaj kësaj kategorie. Shtetet e Bashkuara, edhe pse si një vend pa sindikata të forta, kanë festën kombëtare për të nderuar këtë forcë të madhe konstruktive dhe për të treguar mirenjohjen.

“Dita e Punës u themelua si festë kombëtare në Shtetet e Bashkuara në vitin 1894 nga presidenti Grover Cleveland, për të nderuar arritjet sociale dhe ekonomike të punëtorëve të Shteteve të Bashkuara, në të hënën e parë të çdo shtatori. Për të përkujtuar 125 vjetorin e festës, po kthehemi pas tek disa prej momenteve historike kryesore që e bëjnë Ditën e Punës një ditë që vlen të festohet”, shkruan në rrjetyet sociale Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Artikulli paraprakMBYTET NJË PERSON NË PLAZHIN E SHËNGJINIT
Artikulli tjetërGJYQTARI I ADMINISTRATIVES NË KORÇË NË SITËN E VETTINGUT