Forumi Rinor i Partisë Demokratike e kujton sot ‘8 dhjetorin’, Ditën e Rinisë, me një marshim nga qyteti Studenti për të vijuar drejt Kryeministrisë. Marshimit i është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Tek sheshi ‘Demokracia’ në qytetin ‘Studenti’ Berisha po mban fjalën.

Ish-kryeministri nën akuzë për dosjen e aferës “Partizani” hodhi akuza të rënda edhe ndaj George Sorros, duke e quajtur si mafia ndërkombëtare dhe autorin që i dha drejtësinë Ramës në dorë për të sulmuar atë (ishj-kryeministrin), pasi ishte pengesë për ta. Madje Berisha e ka cilësuar vetën si një “gjysmë pensionist” i dorëhequr kur e sulmuan.

“Mafia ndërkombëtare me në krye George Sorros, këtë mostër të njerëzimit, mostër e vërtetë, që përdor miliardat e tij për të sulmuar jo më pak se identitetin njerëzor, bazën e familjes, shkonfiguruar familjen, kombet. Pasi i dha drejtësinë Ramës në xhep me reformën e tij, tani duhet t’i hiqte opozitën dhe të plotësonte sundimin e tij absolut në Shqipëri. Gjykuan se kishin një pengesë, një politikan gjysmë pensionist, dhe ky ishte Sali Berisha. Që kishte dhënë dorëheqjen 8 vite më parë, por i qëndronte njëlloj si në diktaturën e parë, mbronte vlerat e shoqërisë, familjes, interesin kombëtar, ndaj edhe e sanksionuan. Me synimin e vetëm që partia jonë të shndërrohej aleat e partisë socialiste, të krijohej koalicion i gjerë. Por merita juaj është se mes të parëve u ngritët kundër grushtit të shtetit që u bë për ta dorëzuar”, akuzoi Berisha.

Artikulli paraprakLËVIZJA E 8 DHJETORIT, EDHE SPIROPALI MESAZH PËR ‘DITËN KOMBËTARE TË RINISË’
Artikulli tjetërPËRPLASET NGA MAKINA DREJTUESI I NJË MOTORI NË AKSIN SHKODËR-LEZHË, NISET ME URGJENCË DREJT TRAUMËS