Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë iu bashkua reagimeve me rastin e kësaj dite të shënuar, duke publikuar një video me thëniet e çmuara të Nënë Terezës, përmes zërit të aktores së mirënjohur, Margarita Xhepa.

MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë videokujtesë në Ditën e Shenjtërimit të gruas që u njehsua me dashurinë e Zotit, Nënë Terezës shqiptare, treguar me zërin margaritar të një zonje shqiptare të skenës, Margarita Xhepës, ju uroj një të diel të paqtë🙏

Artikulli paraprakSTUDIMI/ PROFILI SHQIPTAR I PANDEMISË, GJATË DIMRIT 2020-2021, TË RINJTË GRUPMOSHA MË E INFEKTUARA
Artikulli tjetërSHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS/ “DITË KRENARIE”, BASHA: SHNDËRRIMI I MISIONIT TË SAJ NË MISIONIN TONË, NXITJE PËR TË BËRË MË SHUMË PËR ATA QË JANË NË NEVOJË