14 Marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit.
Në vigjilje të natës se Ditës së Verës, çdo shtëpi është e mbushur me një gëzim të veçantë, është një ndjesi që i pushton njerëzit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelbërimit apo shpërthimit të farës dhe sytheve që janë shprehje e begatisë dhe vazhdimësisë. Shtëpia mbushet plot me gjëra të mira dhe me bollëk.
Porta zbukurohet me lule dhe lastarë të gjelbër, te cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe natyrës. Gjatë kësaj nate të afërmit, por edhe shokë e miq të ardhur nga viset e tjera, këndojnë këngë te vjetra te shoqëruar me kuzhinën me nam te Elbasanit. Disa nga gjellët, qe nuk i gjen ne vend tjetër, janë tava me pistil, tava e kosit, kabunia, çomleku, gjeli i detit etj. Gjate kësaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e nesërme për njerëzit me te afërm.
14 Marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit. 14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës. Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë, por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit, në qendrën e Shqipërisë. Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone. Elbasani ka meritën se ka mbajtur gjallë për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj.
Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Verës.
“Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që stina me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, të jetë një burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar”, shkruan Begaj.
Kreu i Partisë së Lirisë ka zgjedhur që të urojë Ditën e Verës me vargjet e Ndre Mjedës. Meta ka ndarë një video në Facebook teksa reciton një pjesë nga poezia e Mjedës, Vaji i Bylbylit.
Pjesë nga poezia e Mjedës që reciton Meta
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjëmon?
Gjith; fushët e malet
Blerim e mbëloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.
A çil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Verës.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që më në fund po çel gjethi, ju uroj një 14 Mars me këmbë të mbarë për stinën e re”, shkruan Rama.