Reshjet e shiut dhe të dëborës do të ndërpriten nga kjo e hënë, për t’i lënë vendin temperaturave të ulëta dhe ngricave. Gjatë gjithë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell, por temperatura të ulëta kryesisht në vlerat minimale.

Kjo e hënë është dita më e ftohtë e muajit janar, ndërsa termomteri në zonat malore pritet të zbrezë deri në -11 gradë celsius.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në Bajram Curr termomteri do të zbresë në -11 gradë celsius, ndërsa vlera maksimale do të jetë -1 gradë celsius. Temperatura shumë të ulëta do regjistrohen edhe në Kukës, Peshkopi, e Korçë.

Era do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 10-17m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Theksojmë se do të ketë prezencë të ngricave të forta në akset rrugore, sidomos në relievet malore. Nuk do të mungojë as prezenca e mjegullës/mjegullinës në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Artikulli paraprak‘TEMPULLI’/ OPERACION ANTIDROGË NË GJITHË VENDIN, MBI 165 TË ARRESTUAR, 100 PREJ TYRE NË TIRANË
Artikulli tjetërPLANI I BE PËR RRITJE EKONOMIKE MBLEDH LIDERËT E BALLKANIT NË SHKUP! I PRANISHËM EDHE RAMA