Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së do të vulosin sot vendimin rreth datës së zgjedhjeve.
Pa dashur të paragjykojë përmbajtjen e raportit i cili do të vlerësojë gatishmërinë e vendit për të organizuar zgjedhje demokratike në prill, ambasadori i BE-së Aivo Orav tha se partitë politike do të vendosin nëse do ti ndjekin apo jo rekomandimet e faktorit ndërkombëtar. Orav nuk zbardhi nëse komisioneri Han të premten do të zbresë në Shkup për të prezantuar raportin apo këtë do ta bëjnë ambasadorët Orav dh Bejli. “Më 19 shkurt ne do ta prezantojmë vlerësimin tonë. Nuk e dimë nëse vlerësimi ynë do të jetë pozitiv apo negativ, prandaj nuk mund të komentoj çfarë do të ndodh më vonë, gjithçka do të varet nga partitë politike si do të veprojnë nëse do të jetë pozitiv apo nëse do të jetë negativ. Situatën do ta vlerësojnë në 3 fusha sa iu përket përgatitjes së zgjedhjeve. Fillimisht, Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe listat zgjedhore, ekipimi i KSHZ-së, pastrimi i listës zgjedhore. Çështja e dytë janë mediat, raportimi i balancuar i mediave dhe marrëveshja e 4 partive rreth mediave; ndërsa çështja e tretë është ndarja e shtetit nga partia, presioni dhe ndërhyrja”, deklaroi Aivo Orav, ambasador i BE-së dy ditë më parë.