Sot të jetë një ditë zie kombëtare në Shqipëri, si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila i ka qëndruar pranë vendit tonë, kur u tronditëm nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare, e ndërsa u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri thotë se në këtë ditë ulja e flamurit në gjysmështizë dhe ndezja e qiriri, do të ishte më e paktë ç’mund të bënte Shqipëria për një vend mik, si Turqia.

Ky vendim erdhi si pasojë e tërmeteve të fuqishme që u regjistruan në Turqi dhe Siri, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 34 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe qytete të rrafshuara. Ndërkohë më herët, edhe Kosova u solidarizua Turqinë dhe Sirinë, ku shpalli ditë zie 8 shkurtit.

Po ashtu, 13 shkurti do të jetë ditë zie kombëtare edhe në Maqedoninë e Veriut. Në një mbledhje të jashtëzakonshme, qeveria vendosi që sot flamujt të ulen në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.

Artikulli paraprakNË PUNË DUHET TË LUFTONI KUNDËR ATYRE QË MENDOJNË KEQ PËR JU, HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërÇËSHTJA “MCGONIGAL” DHE SITUATA NË VEND, OPOZITA PROTESTON SOT SËRISH PARA PARLAMENTIT