Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë 8 prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, njohur si SPAK.
Po në këtë mbledhje, sipas rendit të ditës së zbardhur nga KLP, do të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK.
Të ftuar në mbledhjen e KLP-së thirrur nga kryetari Gent Ibrahimi, do të jenë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.
Tetë prokurorët që pritet të miratohen
Altin Dumani
Arben Kraja
Behar Dibra
Edvin Kondilli
Elida Celami(Kaçkini)
Ened Nakuçi
Enkeleda Millonai
Klodian Braho