Qarkullimi i masave ajrore me origjinë polare do të bëjë që vendi ynë të dominohet kryesisht nga kthjellime, por temperaturat do të jenë shumë të ulëta. Herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere.
Parashikohet që edhe pasditja të viojë me mot të kthjellët, por shumë të ftohtë në të gjithë territorin e vendit, zonat më problematike nga i ftohti do të paraqiten verilindja dhe juglindja. Në ndikimin e temperaturave negative në të gjithë territorin do të mbetemi edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës duke bërë që dita e shtunë të jetë dita më e ftohtë e dimrit deri tani. Era do të fryjë e fortë duke arritur në momente të veçanta shpejtësinë 60 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë edhe deti do të jete i trazuar duke gjeneruar dallgëzim 6 ballë.