“Sot flet Rozafa” ishte titulli I aktivitetit ndërgjegjësues të organizuar në ditën ndërkombëtare të gruas në sheshin para bashkisë Shkodër. Në këtë aktivitet u dhanë mesazhe të shumta kundër fenomenit të dhunës në të gjitha format.
Përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror në Shkodër kërkuan që së bashku të luftojnë këtë fenomen I cili rrezikon çdo ditë jetën e vajzave dhe grave.
Në këtë aktivitet u gërshetuan elementet figurative, monologu dhe ekspozita me punime dhe piktura të cilat të ndërthurura së bashku përcollën gruan që pason Rozafën e re që thyen stereotipet, që merr vendime dhe arsimohet, Rozafën, gruan në karrierë.