Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë e deputetëve demokratë Bujar Leskaj dhe Zef Hila me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho do të zhvillojë një seancë me pyetje me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Xhixho do të ngrejë në Kuvend çështjen e mbështetjes së studentëve gjatë kohës së krizës, të cilët edhe pse dërguan një kërkesë që të mbështeten me 100 euro nga qeveria nuk pati asnjë vendimmarrje.

Në rend dite është futur edhe Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për Programin Kombëtar te Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri”.

Artikulli paraprakRRITEN TEMPERATURAT DERI NË 22 GRADË CELSIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërTË RINJTË IKIN, PO “ZËVENDËSOHEN” NË TREGUN E PUNËS NGA PENSIONISTËT