Ndonëse kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni për vizitë zyrtare, deputetët e Sali Berishës nuk presin dhe këmbëngulin që mocioni me debat për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal të zhvillohet në seancën e sotme plenare. Një ditë më parë, 11 deputetë kërkuan që në rendin e ditës të futej mocioni me debat për çështjen e McGonigal dhe secili prej deputetëve të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për të folur. Data që është përcaktuar për t’u zhvilluar mocioni me debat është 2 marsi.

Ndërkohë, Sali Berisha dhe 7 deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të kaosit që kanë shkaktuar në seancat e shkuara plenare.

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 23 .2.2023, ora 10:00.

II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 16.2.2023.

2. Njoftime.

3. Pyetje me Ministren e Shendetesise dhe çeshtjeve Sociale Ogerta Manastirliu nga deputeti Zef Hila.

4. Projektligj “Per perfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish-ndermarrjeve bujqesore” .

5. Raporti vjetor i Keshillit Kombetar per Integrimin Europian per vitin 2022.

6. Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 “Per caktimin e anetaresise se komisioneve te perhershme te Kuvendit”.

7. Projektvendim “Per zgjedhjen e nje anetari te Komisionit te Konkurrences”.

1. Projektvendim “Per zgjatjen e afatit te veprimtarise se Komisionit te Posaçem Parlamentar per Realizimin e Reformes zgjedhore

8. Diskutime per çeshtje jashte rendit te dites.

III. Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

V. Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA ENDE NJË NGA SHTETET ME MOSHË MË TË RE, POR QË PO PLAKET DY HERË MË SHPEJT SE EUROPA
Artikulli tjetërMESAZHI I AMBASADORIT TË ITALISË NGA SHKODRA: NJERËZIT DUAN ZGJIDHJE TË PROBLEMEVE POLITIKE, JO DHUNË