Kuvendi mblidhet ditën e sotme në orën 10:00 për seancën plenare ku do të diskutohen një sërë projektligjesh. Mes tyre është edhe projektligji për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna, projektligji për disa ndryshime në ligjin ‘Për taksat kombëtare’.

Po ashtu do të diskutohet projektvendimi ‘Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes 2023’. Fondi është përcaktuar të jetë në vlerën e 100 milionë lekëve.

Artikulli paraprakTEMPERATURA DERI NË 25 GRADË, SI DO JETË MOTI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërPO TRANSPORTONTE 13 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM, ARRESTOHET 66-VJEÇARI