Në Kuvend, ditën e sotme priten diskutime të gjata për shkak se kalon për votim buxheti i vitit 2025 prej 8.2 mld eurosh, më i madhi në histori. Pasi ka kaluar shqyrtimin dhe diskutimet në të gjitha komisionet parlamentare, tashmë buxheti do të miratohet nen për nen në Kuvend.

Në seancën që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e aktivitetit parlamentar, rikthehet pas gati 1 viti mungese për shkak të arrestit shtëpiak dhe akuzave në dosjen e aferës “Partizani”, Sali Berisha, i cili buxhetin prej 8.2 mld eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha.

Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij. Ndërkohë, 11 amendamente janë depozituar nga Partia e Lirisë, përmes së cilave kërkohet një shtesë në buxhet me rreth 45 mld lekë.

Burime bëjnë me dije se mazhoranca pritet të refuzojë amendamentet e demokratëve dhe të ngrejë në seancë plenare kartonët e kuq.

Gjatë mbledhjes së grupit amendamentet e Partisë Demokratike janë konsideruar provokim politik nga socialistët, ç’ka priret të reflektohet edhe në qëndrimin e tyre në seancë.

Artikulli paraprakMASA AJRORE TË FTOHTA E VRANËSIRA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërSTUHIA ‘BORA’ GODITI GREQINË, SHPALLET GJENDJA E JASHTËZAKONSHME NË DY ISHUJ! SHKON NË 3 NUMRI I VIKTIMAVE