Sot do të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa opozita rikthehet pas pesë muajsh duke shpëtuar mandatet. Opozita e nisi bojkotin që në datën 23 korrik të këtij viti.
E ndërsa një pjesë e deputetëve e shpëtuan mandatin në seancën e kaluar , pjesa tjetër e grupit të PD dhe LSI-së afatin e fundit e kishte në 23 janar të vitit tjetër, pasi në të kundërt do të humbnin mandatet .
Ndërkohë që në rendin e ditës janë disa pika të rëndësishme, mes të cilave; dekreti i presidentit për buxhetin që pritet të rrëzohet nga shumica.
Por para votimit do të ketë një debat mes grupeve parlamentare mbi argumentin e kreut të shtetit, kërkesat e studentëve.
Rrëzimi i Vitore Tushës, e propozuar nga presidenti për kryetare të KLSH, emërimi nga qeveria i tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes të cilëve ish-ministri i PD Bode,
projektligji për policinë e shtetit, miratimi i statusit të dëshmorit, por edhe votimi për lirimin nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu.
Nesër do të zhvillohet një tjetër seancë plenare, ku pritet që të rrëzohet drafti i PD për vettingun në politikë. Ndërkohë që sot jashtë Kuvendit pritet që të zhvillohet një protestë.