Duke nisur nga dita e sotme 3 tetor ora 18:00 deri në datë 7 nëntor 2017, të gjithë shqiptarët mund të aplikojnë për lotarinë amerikane.
Por përpara aplikimit për të shkuar në ‘tokën e premtuar’ duhet të informoheni për elementët që ju s’kualifikojnë apo ato që rrisin shanset për të qenë pjesë e listës së fituesve. Çdo gjë është si më parë në aplikim, përveç një opsioni të ri që është shtuar këtë vit: Mundësia për verifikimin e të dhënave. E rëndësishme është që secili ta plotësojë sakte aplikimin, dhe nëse nuk ka njohuri në gjuhën angleze mund të asistohet nga dikush tjetër që mund të jetë një zyre e specializuar.
Nëse faqja e aplikimit nuk ju hapet gjatë ditës së sotme, mos u shqetësoni, mund të jetë për shkak të mbingarkesës por ju keni kohë të aplikoni deri në 7 nëntor. Nëse aplikoni për herë të parë, kujdesuni që fotografinë ta realizoni në një “Foto-Studio”, pjesa më e madhe e tyre i dinë përmasat e duhura. Fotoja duhet te jete e re dhe jo e përdorur me pare për aplikim.