Mbledhja e përbashkët mes qeverisë Shqipëri-Maqedoni e Veriut do të mbahet ditën e sotme në Shkup. Kryeministri Edi Rama do të pritet nga homologu Dimitar Kovaçevski, çka do të pasohet nga një takim mes dy kryeministrave.
Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare ku fjalime zyrtare do të kenë kryeministrat e dy vendeve.
Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet.
Në orën 12:30, Rama dhe Kovaçevski do të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp.
Mbledhja e parë mes Qeverive është mbajtur në shtator 2017 Pogradec. Në mbledhjen e parë Rama vuri theksin te bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve, duke deklaruar se do të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave.
AXHENDA
10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha nderimet shtetërore-ushtarake
10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)
11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)
12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
14.10 – Foto e përbashkët